Protestat të dhunshme shpërthyen Tunizi, gjatë orëve të para të ditës së premte, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të para demokratike në disa dekada u publikuan.
Policia përdori gaz lotsjellës kundër qindra protestuesve, të indinjuar nga vendimi për të moslejuar hyrjen në parlament të një partie. Ngjarja ndodhi në qyteti e Sidi Bouzidit, vend ku nisën edhe revoltat që çuan në shpërthimin e “Pranverës Arabe”.
Autoritetet zgjedhore vendosën më parë që të mos njihnim vendet e fituar në parlament nga Partia Popullore, për shkak të parregullsive financiare. Forca politike në fjalë drejtohet nga një biznesmen i vendosur në Londër, Hachemi Hamdi.
Partia islamike e “Ennahda”-s doli fituese nga zgjedhjet e së dielës, duke grumbulluar 41% të votave, për një total prej 90 deputetësh në parlamentin tunizian me 217 vende. Lideri i partisë, Rachid Ghannouchi, deklaroi se do të vazhdojë të punojë me moton e revoltave që e sollën në pushtet, “Tunizia për të gjithë”.
Zgjedhjet e para demokratike në vend pas tre dekadash u mbajtën nëntë muaj pas largimit të presidentit autoritar Zine el-Abidine Ben Ali.
Top Channel