Përmbytje masive kanë goditur Ligurian dhe Toskanën në Itali, duke
shkaktuar të paktën 9 të vdekur, ndërsa 8 persona konsiderohen të
zhdukur.
Vërshimi i frikshëm i ujrave ka prekur disa fshatra. Zyrtaret lokale flasin per tonelata te tera uji te perzjere me balte, të perplasura mbi keto zona, ku niveli i demeve ende nuk mund te perllogaritet sakte. Nje video amatore tregon sesi perrenj të rrëmbyer kalojnë në qendren e Monterosso-s në Liguria, ndërsa uji ka mbuluar katin e parë të shtëpive.
Disa rruge kryesore ne rajon jane bllokuar. Autostrada A12 mes Carrodano-s dhe Borghetto Vara-s eshte mbyllur krejtesisht per shkak te rrëshqitjeve te tokes. Linjat telefonike kane rene e po keshtu, ne disa pjese te zones ka pasur nderprerje te energjise elektrike.
Autoritetet kane evakuuar me qindra njerez nga shtepite e tyre per arsye sigurie. Forcat e policise lokale jane vene ne gjendje gadishmerie te larte, ndersa moti i keq, sipas mediave atje, po spostohet me ne jug.
Mbrojtja civile ka ftuar popullaten e zonave te rrezikuara t’i qendroje larg burimeve ujore, urave, kanaleve apo nenkalimeve dhe mundesisht te shmangen udhetimet sa me shume qe te jete e mundur.
Top Channel