Tragjedia, Uncini: Nuk mund të evitohet fataliteti

24/10/2011 12:20

I deleguari i sigurisë së Moto GP, Franco Uncini, deklaroi pas vdekjes së Marco Simoncelli në cirkuitin e Sepangut në Malajzi, se është bërë shumë në rritjen e sigurisë së garave, por që fatkeqësisht “fataliteti nuk mund të evitohet”.

“Nuk mund të bëhet asgjë kundër fatalitetit. Jemi të pambrojtur ndaj tij dhe duhet të pranojmë fatkeqësinë”, u shpreh Uncini në një emision radiofonik italian.

Uncini, i cili në epokën e tij si pilot ka pësuar një aksident të ngjashëm me atë të Simoncelli duke mundur të mbijetojë, tha se pista e Malajzisë “i respekton të gjitha normat e sigurisë. Ishte një aksident si gjithë të tjerët, por fati i keq është se motorrët ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo ishte drama.”

I deleguari i sigurisë së Moto GP foli edhe për garën e ardhshme të botërorit, atë të Valencias: “Gara e ardhshme do të jetë një garë zie. Nuk mund të harrojmë një njeri si Simoncelli. Nuk mund të imagjinoj se si mund të jetë gara. Do të jetë një vuajtje e madhe ajo fundjavë në Spanjë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA