Përpjekjet e KFOR-it për te depertuar nëpërmjet rrugëve tokësore në veri
të Kosovës kanë dështuar gjatë së martës, pavarësisht se afati i dhënë
serbëve për të larguar barrikadat ka skaduar.
Autokolonat e KFOR-it të shoqëruara me autoblinda dhe mjete të tjera ushtarake kanë arritur të futen deri në fshatin Cabër të Mitrovicës, fshati i fundit i banuar me shqiptarë. Pas qëndrimit disa orësh janë kthyer mbrapsht, pasi ka dështuar arritja e marrëveshjes me përfaqësues të strukturave ilegale serbe, për të kaluar në rrugë tokësore.
Ndërsa, raportohet se kjo tërheqje ka ndodhur për shkak se KFOR-i po pret rezultatin e takimit të Kuvendeve Komunale paralele të Komunave Veriore, i parashikuar të zhvillohet të mërkurën.
E derguara e Top Channel ne Mitrovice, Valdete Osmani, njofton se rrugët vazhdojnë të mbahen edhe më tej të bllokuara, ndersa verehet prani e popullatës lokale në atë pjesë. Ne një deklarate per shtyp të KFOR-it, thuhet se dy autokolona të këtij misioni kanë filluar furnizimin e trupave të KFOR-it në Jarnjë dhe Bërnjak, nëpërmjet rrugës në veri të Kosovës. Sipas KFOR-it, qëllimi është të testohet liria e lëvizjes. Ne baze te rezultateve të ketij misioni, KFOR-i do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Top Channel