Mjeku: Chavez ka vetëm 2 vjet jetë

17/10/2011 19:30

Për shkak të kancerit që e ka goditur, presidentit venezuelian Hugo Chavez i kanë mbetur vetëm dy vjet jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Salvador Navarrete Aulestia, një nga kirurgët e ekipit mjekësor që po ndjek mjekimin e presidentit.

“Chavez ka një kancer malinj dhe agresiv me origjinë muskulore në pjesën e legenit”, ka deklaruar mjeku për të përjavshmen meksikane “Milenio”.

Lajmi i keq vjen në një moment kur Chavez deklaronte se sëmundjen e tij e kishte kaluar pasi i ishte nënshtruar operacionit në Kubë dhe kimioterapisë.

Madje, ai kishte rilancuar edhe koalicionin e tij politik pasi synonte të kandidonte për një mandat të tretë në krye të shtetit.

Top Channel