“Legjenda e Fundit”

16/10/2011 00:00

Personazhi i Avdiut nga spektakli ‘Portokalli’ ku u bë aq i famshëm tani kalon në ekranin e madh me anë të filmit ‘Legjenda e Fundit’, sërish nën interpretimin dhe regjinë e Elvis Pupës.

Premiera e këtij filmi e nota të forta humori u shfaq në kinema Imperial.

“Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtë festë të veçantë për mua. Kam shumë emocione. Cfarëdolloj zhanri të jetë arti do të kesh emocione”, u shpreh Pupa në premierën e filmit të tij.

Avdiu u bë i njohur në skenën e ‘Portokallisë’, produksion i Top Channel. Këtë radhë ai bëhet pjesë i një ambjenti ndryshe, në një tjetër shtet, në Amerikë.

Përballja e botëkuptimit të tij me atë të vendit ku vendos të shkojë sjell një sërë situatash tepër komike dhe të pazakonta.

Filmi po shfaqet prej së shtunës në rrjetin e kinemave Imperial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA