Mjedisi: Vendimi i Topit, politik

15/10/2011 00:00

Ministria e Mjedisit ka reaguar menjëherë pas vendimit të presidentit
Bamir Topi për rishqyrtim në parlament të ligjit për menaxhimin e
mbetjeve.

Numri dy i Ministrise se Mjedisit, Taulant Bino ka deklaruar se ky vendim i presidentit eshte i manget dhe se eshte ne mbeshtetje te partise qe zoti Topi ka ose do te krijoje.

“Refuzimi nga Presidenti eshte nje e drejte kushtetuese e tij. Por refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese eshte padyshim nje akt i paster politik ne mbeshtetje te partise qe ka krijuar ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e Qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve te BE-se. Refuzimi le ne fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit qe per ne te gjithe eshte i manget”, tha Bino.

Ministria e Mjedisit ka theksuar se opozita po le ne fuqi ligjin per importin e mbetjeve te miratuar prej tyre ne vitin 2003.

“Partia Socialiste po kundershton nje ligj te miratuar nga vete ajo ne vitin 2003. Edhe refuzimi i Presidentit le ne fuqi pikerisht ligjin 9010 te vitit 2003 ‘Per Administrimin Mjedisor te Mbetjeve te Ngurta’ te miratuar nga Partia Socialiste. Le ne fuqi pikerisht nenin 26 te ligjit te mesiperm, nen i titulluar ‘Leja e Importit’ ku thuhet se ‘Ne Republiken e Shqiperise ndalohet importimi i mbetjeve per ruajtje, depozitim dhe asgjesim’. Le ne fuqi gjithashtu Vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2003 ‘Per miratimin e rregullave dhe procedurave per importimin e mbetjeve per perdorim, perpunim e riciklim’, tha Bino.

Taulant Bino ka theksuar se ky eshte qendrimi zyrtar i Ministrise se Mjedisit, e cila permes ligjit te Menaxhimit te Mbetjeve kerkon te vendos rregulla te qarta per administrimin e mbetjeve, riciklimin dhe me pas perpunimin e tyre.

Topi kthen ligjin e mbetjeve

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Gjate sqarimit te motivit per mosdekretimin e ketij ligji, i cili u kalua para dy javesh vetem me shumicen e votave te maxhorance qeverisese, Presidenti ka argumentuar se, neni qe parashikon importimin e mbeturinave del jashte qellimit te ligjit.

“Kushtetuta e Shqipërisë, dokumenti ynë themelor, udhërrëfyes i tërë veprimtarisë sonë shtetërore dhe shoqërore, parashikon si një ndër objektivat socialë të institucioneve shqiptare, synimin për një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”, thotë presidenti.

Në motivacion, Presidenti shpjegon se në bazë të Kushtetutës, vendosi të mos e dekretojë ligjin, por ta kthejë edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi në të ka gjetur mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit.

“Qëllimi kryesor i ligjit është marrja e masave të nevojshme dhe të domosdoshme për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Parashikimi i nenit 49, për importin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë, vlerësoj se del jashtë qëllimit të ligjit. Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për “minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve”, apo “pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve”, thuhet në motivacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA