FBI arreston hakerin e Johansson

13/10/2011 00:00

FBI ka arrestuar hakerin e dyshuar se ka grabitur disa foto nudo të
aktores Scarlett Johansson, direkt nga telefoni i saj celular.

Operacioni i agjentëve federalë nuk ka pasur si objektiv vetëm fotot e divës së filmit “Të humbur në përkthim”, por edhe të yjeve të tjera të Hollivudit.

Pirati informatik është identifikuar si Christopher Chaney, 35 vjec. Ai është arrestuar në Xheksonvill të Floridës në përfundim të një hetimi që ka zgjatur 11 muaj.

Chaney rrezikon një dënim të rëndë deri në 121 vjet burg nëse shpallet fajtor për 26 akuza që rëndojnë ndaj tij.

Sipas një deklarate për shtyp të FBI-së, 35-vjecari nxirrte në shitje foto të vjedhura nga llogaritë e internetit të yjeve të showbiz-it.

Ai dyshohet se ka vjedhur gjithashtu informacione financiare dhe skripte të filmave të “viktimave” të tij përmes depërtimit në email-in e tyre.

“Për fat të keq, zoti Chaney arriti të merrte fotot nudo të disa aktoreve dhe disa prej tyre u transmetuan në internet”, ka deklaruar prokurori Andre Birotte Jr.

Zyrtari ka konfirmuar gjithashtu se, qarkullimi së fundmi në internet i fotove nudo të aktores Johansson është pjesë e hetimit.

Vetë Johansson, në një reagim të disa ditëve më parë lidhur me publikimin e fotove të saj, u shpreh se ky veprim “nuk është i drejtë”.

Top Channel