Johansson: Është e padrejtë
29/09/2011 17:45
Scarlett Johansson ka folur për herë të parë që kur fotot e saj nudo u shpërndanë në internet.
Aktorja dha një intervistë për CNN gati dy javë pasi disa foto private të saj u publikuan në blogje të ndryshme. 26-vjeçarja u shpreh se është imorale të dhunosh privatësinë e të tjerëve.
“Edhe pse jam aktore dhe quhem personazh publik kjo nuk i jep të drejtën njerëzve të publikojnë foto të mia private. Është e padrejtë dhe e gabuar”, theksoi aktorja.
FBI po heton se si fotot e Johansson janë marrë nga aparati i saj celular.
Edhe avokati i aktores paralajmëroi se do të merren masa ndaj atyre “piratëve” që kanë vjedhur fotot.
Top Channel