Izraeli dhe Hamasi kanë arritën gjatë mbrëmjes së sotme një marrëveshje për lirimin e një ushtari, i cili mbahet prej pesë vitesh peng prej palestinezëve.
Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Besohet se në këmbim të rreshterit Gilad Shalit, i cili do të rikthehet pranë familjes brenda dita ditësh, Tel Avivi të lirojë një numër të pacaktuar militantësh të mbajtur nëpër burgje.
”Pas bisedimesh të gjata dhe shumë të sikltershme me Hamasin, kemi arritur të sigurojmë lirimin e Gilad Shalitit”, lajmëroi Netanyahu nëpërmjet një interviste televizive.
Hamasi lajmëroi se kërkon lirimin e 1 mijë militantëve të mbajtur në burgje, për të liruar ushtarin, por shifra ekzakte e atyre që do të lirohen është mbajtur sekret.
Me pothuajse të gjitha familjet izraelite që kanë një fëmijë ose të afërm në shërbimin ushtarak, këmbëngulja e Izraelit për të siguruar lirimin e Shalit është lehtësisht i kuptueshëm.
Top Channel