Libi, forcat e Gaddafit gjenden të rrethuara

10/10/2011 17:25

Forcat bensike ndaj Gaddafit gjenden nën rrethim, ndërsa beteja për të marrë Sirten, bastionin e fundit të mbetur të ish-diktatorit hyn në fazat e saj finale.

Një komandant tha për “Reuters” se pas pothuajse një jave luftimesh të përgjakshme, forcat pro-Gaddafit kontrollojnë tashmë një perimetër më të vogël se dy kilometra katror.

Qeveria e Përkohshme nuk e ka shpallur ende të fituar atë që ajo e konsideron si revolucion popullor për të liruar vendin nga tirania. Deklarata e madhe pritet të bëhet pasi rezistenca në Sirte të rreshtë.

Të dërguar të mediave ndërkombëtare në rajon shprehen se kanë parë me sytë e tyre dhjetëra të plagosur nëpër spitale, midis të cilëve edhe civilë e fëmijë.

”Forcat e Gaddafit janë vendosur me shpatulla pas murit në dy lagjet e Sirtes pranë detit, në një sipërfaqe prej më pak se dy kilometrash katror. Megjithatë, rezistenca vazhdon, nga ai që dikur ka qenë një divizion elitë dhe i përbetuar i kolonelit”, u shpreh Abdul Salam Javallah, një komandant i forcave qeveritare.

Ndonëse ushtria e qeverisë së përkohshme ka një avantazh të dukshëm në fuqinë e zjarrit, besnikët e Gaddafit janë ushtarë profesionistë, që arritën të shkaktonin dëme të mëdha nëpërmjet snajperave. Që prej fillimit të konfliktit në mars, pothuajse 30 mijë libianë kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA