F1, Vettel fiton titullin e dytë radhazi

09/10/2011 09:50

Sebastian Vettel është konfirmuar mbreti i Formula 1. Gjermani i Red Bull fitoi titullin e dytë radhazi falë vendit të tretë të fituar në Suzuka.

U kurorëzua kështu me sukses puna e skuadrës austriake dhe e pilotit gjerman, të cilët dominuan sezonin nga fillimi. Rivalët e tij nuk kanë mundur të bëjnë asgjë duke u detyruar t’i japin lamtumirën trofeut.

24-vjeçari Vettel thyen rekordin e Fernando Alonsos dhe hyn në historinë e Formula 1 si piloti më i ri në moshë që fiton dy tituj kampion bote.
 
Cmimi i Madh i Japonisë u fitua nga Jenson Button me Mclaren ndërsa në vendin e dytë u rendit ferraristi Fernando Alonso.
 
Ngacmimet mes Lewis Hamilton dhe Felipe Massa vazhduan edhe në Suzuka. Anglezi ka prekur sërish makinën e brazilianit të Ferrarit, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi dëme të mëdha duke arritur të mbyllin garën. Hamilton në vendin e pestë ndërsa Masa në të shtatin.
 
Kampioni i ri tashmë është shpallur, ndërkohë që në katër garat e mbetura, Button, Alonso, Webber dhe Hamliton do të luftojnë për vendin e dytë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA