“The Simpsons” drejt finishit

06/10/2011 00:00

Një hije misteri ka rënë mbi familjen Simpson dhe këtë herë jo për ngjyrën e Homer, Marge, Bart, Lisa dhe Maggie.

Pas 23 vitesh sukses, serialit të animuar duket se po i vjen fundi. Homer mund ta varë kulacin e tij në gozhdë që pranverën e ardhshme.

Shkak është bërë përplasja mes dubluesve dhe drejtuesve të Fox, të cilët duan t’u shkurtojnë atyre rrogat.

Përvecse është historia më e gjatë e televizionit, stikomi i animuar është edhe ndër më të kushtueshmit. Por pavarësisht kësaj, fjala “fund” nuk është shkruar ende.

“Ne shpresojmë se do të mund të arrijmë një marrëveshje me dubluesit, në mënyrë që “The Simpsons” të vazhdojnë të argëtojnë audiencën me episode orgjinale në vitet e ardhshme”, kanë deklaruar drejtuesit e Fox.

Mësohet se stafi i filmit të animuar ka dështuar në negocimin e një shkurtimi prej 30 për qind të rrogës në këmbim të një përqindjeje të caktuar të fitimeve të tij.

Ngjarjet e familjes së famshme janë të ambjentuara në qytezën Springfilld, pa saktësuar se në cilin shtet të Amerikës, ku ndodhen rreth 20 qyteza me të njëjtin emër.

Seriali ka pasur një sukses të madh pasi tregon jetën e përditshme të një familjeje amerikane të klasit të mesëm.

Top Channel