Pas përfundimit të protestës tremujore të minatorëve të Bulqizës, puna
në galeri ende nuk ka filluar kjo për shkak se reparti inspektim
shpëtimit të minierave ende nuk ka cerfitikuar sigurinë e saj.
Te merkuren paradite ne galeri kane hyre specialistet e ketij reparti per te bere kontrollet pas te cilave do vendoset nese do rinise puna apo jo.
Ministria e Ekonomise pak dite pas fillimit te greves morri nje vendim per pezullim te pjesshem te licenses si dhe per ceshtjet e sigurise ne galerite nen toke. Per te pare plotesimin e kushteve nga ana e kompanise koncesionare ACR, ka nisur edhe ky kontroll.
Greva perfundoi nje jave me pare me nje marreveshje ku kompania pranonte rritjen e pages, investimet e prespektives dhe sigurine ne pune.
Ne nje inspektim te fundit, ne kohen kur minatoret ishin ne greve urie nen toke ne nivelin 14 dhe dhane alarmin per degradimin e saj. Ne baze te raportit te tyre gjykata e Peshkopise vendosi te nxireshin jashte minatoret greviste sepse jeta e tyre rrezikohej. Per te pare se sa jane rritur kushtet e sigurise ne galeri, tashme atje ndodhen serish specialistet e RISHM-it.
Nje jave me pare minatorët nënshkruan marrëveshjen, që parashikon edhe
pagesën për 22 ditë nga leja e zakonshme dhe pagën e 13-të të vitit. Sipas marrëveshjes me ACR, paga e minatorëve do të rritet me 20 përqind.
Njoftimi për arritjen e marrëveshjes u dha nga
kompania ACR, sipas të cilës vec rritjes së pagës do të ketë përmirësim
të kushteve dhe siguri për transparencë të investimeve.
Top Channel