iPhone i ri prezantohet prej “Apple”

04/10/2011 20:50

Apple prezantoi modelin e tij të fundit të celularit “iPhone”, gjatë një ceremonie në Kaliforni, ndërsa aparati do të dalë në shitje duke nisur nga 15 tetori.

I njohur gjerësisht me emrin “iPhone 5”, në fakt do të quhet “4S” dhe midis risive, përfshin një cilësi kamere të përmirësuar dhe jetëgjatësi të baterisë së rritur në mënyrë të ndjeshme.

Ai do të punojë me modelin e fundit të sistemit operues “iOS5”, që do të hidhet në treg në 12 tetor. Ceremonia e sotme ishte e para e madhe e drejtuar nga Drejtori i ri Ekzekutiv, Tim Cook, i cili zëvendësoi “babain” e “iPhone”, Steve Jobs, në muajin gusht.

Në hedhjen e tij në shitje, modeli do të jetë i gjendshëm me 16, 32 dhe 64 GB hapësirë dhe në ngjyrat e bardhë dhe të zëzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA