Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte kerkesen e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama për të dalë në një debat publik.
Kryeministri nuk e beri kete me zerin dhe figuren e tij, sic shprehet zoti Rama, por zgjodhi zedhenesen per te kujtuar se ai e ftoi per debat liderin e opozites ne 2009 dhe se eshte i gatshem per te debatuar me Edi Ramën perpara zgjedhjeve te vitit 2013.
Kryeministri Berisha beson se tani nuk eshte koha e duhur per debate, per shkak se nuk do te ishte e pershtatshme per Partine Demokratike te ndikonte ne kongresin e ardhshem te Partise se zotit Rama, qe pritet te mbahet ne nentor. Kete te fundit kryeministri Berisha e tha me ze dhe figure edhe ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike. Mbledhje ne te cilen ai pranoi se eshte i hapur te bashkepunoje vetem per 3 nga 10 kerkesat e paraqitura prej kryetarit te Partise Socialiste. Ato jane reforma zgjedhore, per te cilen kryeministri propozi ngritjen qe kete te enjte te komisionit parlamentar, zgjedhjen e Avoaktit te Popullit, si dhe rishikimin e rregullores, por vetem duke e pershtatur ate sipas standardeve te rregullores se Parlamentit Europian.
“Te marrin rregulloren e Parlamentit Europian, te ballafaqojne rregulloren tone, ne cdo nen me kete rregullore dhe ne jemi te gatshem ta ndryshojme. Nuk mund asgje te na imponojme ne hapa mbrapa. Ne nuk jemi te pagabueshëm, prandaj edhe ne pranojme te krahasohemi me standardet”, tha Berisha.
Pikat e tjera ku zoti Rama kerkon konsensus per zgjedhjen e disa insitucioneve te tjera, qe nuk parashikohen me shumice te cilesuar ne parlament, kryeministri Berisha i rrezoi, duke argumentuar, se sipas tij, keto jane thjesht farse per te vazhduar politiken e bllokimit.
“Probleme te tjera te ndarjes se pushtetit ne tavoline, jane jashte kultures time demokratike. Kushtetuta dhe kushtetutshmëria është risia më madhore e demokracisë moderne.Çdo përpjekje për të devijuar prej saj, përbën një devijim thelbësor të demokracisë. Nuk ka kontratë më të madhe për një komb të qytetëruar, sesa Kushtetuta. Nuk ka marrëveshje më të madhe dhe më të rëndësishme sesa kushtetuta. Në qoftë se bëhen propozime për të na nxjerrë jashtë këtij kuadri këto bëhen me qëllimin e vetëm për të bllokuar, për të justifikuar politikën e bllokimit, sepse siç e shihni, uroj që të mos jenë farsë propozimet e tij. Ne i themi zotëri nuk kemi votat për Avokatin e Popullit, jo thotë ai, dua dhe Guvernatorin, dua dhe KLD. Jo more zotëri shumicë nuk mund të bëhesh kurrë ti, sa të jesh pakicë, shumicë të bëjnë shqiptarët ty, nuk të bën Sali Berisha ”, u shpreh Berisha.
Top Channel