Idrizi: Censusi është i garantuar

02/10/2011 19:45

Megjithëse i ka konsideruar të papërshtatshme pyetjet në formularin e censusit për përkatësinë etnike dhe fetare, Partia për Drejtesi, Integrim dhe Unitet beson se amendamentet e saj, të miratuara në parlament, janë garante të objektitvitetit të këtij procesi.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke paralajmëruar se do të mbajë nën monitorim INSTAT-in për zbatimin e ligjit, thekson edhe amendamentet, njëri prej të cilëve sanksionon detyrimin e shtetasve për të dhënë informacion në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme.

“Këto amendamente janë i vetmi mjet që gjithë ne kemi në dorë për të ndalur abuzimin me regjistrimin e popullsisë. Në bazë të tyre, për cdokënd që do të deklarojë kombësi të rreme, INSTAT është i detyruar ta korrektojë vetëdeklarimin e lirë me të dhënat zyrtare që gjenden në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile”, tha kreu i PDIU-së.

Zoti Idrizi nuk ka fshehur edhe kënaqësine që disa organizata, përfaqësuese të minoriteteve kryesisht atij grek, kanë deklaruar bojkotin e procesit.

“Ne mendojmë se janë tërhequr ata që do të abuzonin me këtë census dhe është tërhequr dhe konsulli grek me xhup garipi, i cili do të deklaronte se ky regjistrim do të ishte fillimi i betejës për Vorioepirin. Ne i garantojmë shqiptarët se PDIU do të monitorojë procesin nëpërmjet interpelancave, seancave të pyetjeve, që gjithcka të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Shqipëria është dhe do të mbetet shtet unitar dhe jo një shtet multietnik”, shtoi zoti Idrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA