Dy tajfune mbi Filipine, 55 viktima
02/10/2011 09:15
Në veri të Filipineve, tajfuni Nalgae ka shkaktuar vdekjen e 3 personave të tjerë, të cilët i shtohen 52 viktimave të premten e kaluar nga tajfuni Nesat.
Dy tajfunet e fuqishme kanë goditur provincën e Izabelës, në ishullin e Luzonit.
Qindra banorë kanë mbetur të bllokuar për katër ditë në çatitë e shtëpive të tyre, në pritje të ujit dhe ushqimeve nga ana e skuadrave të shpëtimit.
Dhjetëra mijëra banorë janë
transportuar në qendrat e evakuimit, ose në shtëpitë e të afërmve, por
shumë të tjerë janë ende të bllokuar për shkak të përmbytjeve.
Autoritetet deklarojnë se mbi 1 milion nga 48 milionë banorët e
ishullit Luzon kanë mbetur të bllokuar dhe se shumë qytete janë ende nën
ujë.
Top Channel