Një avion me 18 persona në bord është rrëzuar në një rajon malor në perëndim të Indonezisë.
Autoritetet lokale njoftojnë se skuadrat e shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, që dyshohet të jetë pranë fshatit në veri të Sumatrës, Bahorok.
Avioni i tipit “CASA C-212” po fluturonte mes Sumatrës dhe provincës Aceh, ka bërë të ditur ministri indonezian i Aviacionit, Herry Bakti.
Avioni humbi kontaktin me kontrollin ajror pasi dërgoi një sinjal emergjence, njoftoi ministri.
“Avioni u rrëzua mes orës 07:28 dhe 08:05, në malin Bahorok, rreth 36 milje detare në veri-perëndim të Medanit”, saktësoi zyrtari.
Në të udhëtonin 15 pasagjerë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit. Indonezia njihet për gjendjen e dobët të transportit ajror.
Në maj, 27 persona humbën jetën kur një avion pasagjerësh u rrëzua në det, në afërsi të provincës Papua Perëndimore.
Top Channel