Moratti: Gasperini nuk ka kontrollin e skuadrës

20/09/2011 08:55

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duke dalë nga stadiumi i Novarës mbrëmjen e djeshme pas humbjes së ekipit të tij 3-1 lëshoi disa deklarata të qarta përsa i përket të ardhmes së teknikut Gasperini.

“Gasperini nuk kishte kontrollin e skuadrës, por do të vendos gjatë natës për të ardhmen e tij”, ka deklaruar Moratti.

Zgjidhja duhet gjetur shpejt sepse të shtunën Interi do të luajë ndeshjen e radhës në Serinë A, atë ndaj Bolonjës.

Zëvendësuesit e mundshëm të Gasperinit në stolin zikaltër janë: Claudio Ranieri dhe Luis Figo.

Interi është mundur me rezultatin 3-1 në transfertë nga Novara, të martën në mbrëmje.

Megiorni kaloi vendasit modestë në avantazh që në minutën e 38 të takimit. Ky gol mbylli pjesën e parë. Në të dytën, Interi përpiqet të gjejë golin e barazimit, por është i paqartë në lojën e tij, një skuadër apatike e cila nuk ka arritur të krijojë thuajse asnjë rast të pastër për shënim.

Minutat kalojnë dhe lojtarët zikaltër në mungesë të golit fillojnë të nervozohen. Nervozizmi kulmon në minutën e 85 kur mbrojtësi Ranokia largohet me karton të kuq. 1 minutë më vonë, Rigoni shënon një gol nga pika e bardhë e 11 metërshit duke dyfishuar rezultatin për vendasit. Në minutën e 89, Kambiaso shënon golin e vetëm për Interin, një gol shprese, por që veniten vetëm pak sekonda më vonë, pasi Rigoni mposht sërish Hulio Sezarin duke vulosur fitoren e vendasve 3-1.

Të mërkurën luhen ndeshjet e tjera të Serisë A, ku spikat Milan-Udineze dhe derbi i shqiptarëve, Bogdani- Cana, Cezena-Lacio. Ndërkohë, kryesuesit e Juventusit do të luajnë në “Juventus Stadium” përballë Bolonjës në kërkim të fitores së tretë në Serinë A.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA