FBI hetim rrjedhjes së fotove

15/09/2011 00:00

FBI-ja në Shtetet e Bashkuara po heton një seri sulmesh pirate ndaj
kompjuterave të yjeve të Showbiz-it, pasi disa foto intime të aktores
Scarlett Johansson u shfaqën në disa web-site.

Publikimi i këtyre fotove, të bëra nga vetë aktorja, vjen pas rrjedhjes së fotove të yjeve të tjerë, mes të cilëve aktorja Jessica Alba.

FBI ka deklaruar se po heton personin ose grupet përgjegjëse për një seri ndërhyrjesh ilegale kompjuterike ndaj figurave të profilit të lartë.

Gjithashtu, online janë shfaqur edhe foto të vjedhura të Justin Timberlake dhe aktores tjetër të “Friends With Benefits”, Mila Kunis.

Laura Eimiller, nga departamenti i FBI-së në Los Anxhelos, ka deklaruar se shumë yje janë bërë viktima të hakersave që kanë vjedhur informacione personale nga email-et dhe rrjete të tjera.

Megjithatë, zyrtarja federale nuk ka përmendur emra për shkak të natyrës delikate të procesit hetimor.

Në një foto të vjedhur aktorja Johansson shfaqet gjysmë e zhveshur në shtrat, ndërsa në një tjetër e mbuluar me një peshqir përpara por nudo nga prapa.

Sipas ueb sajtit të njohur TMZ.com, Johansson ka kontaktuar FBI-në për shkak të rrjedhjes, ndërsa avokati i saj u ka dërguar një letër faqeve që kanë publikuar fotot, duke i kërcënuar me aksione ligjore nëse nuk i tërheqin.

Top Channel