Tatimet: Gjoba bizneseve pa kuponin e kasës

06/09/2011 08:20

Administrata tatimore është kujtuar edhe një herë për të apeluar përdorimin e kasave fiskale, tashmë të pranishme në masën 90 për qind, te bizneset aktive.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Shqip”. Para se të vendosë në zbatim projektin e ri për instalimin e pasjisjeve shtesë që monitorojnë online kasën.

Drejtoria e Tatimeve u bëri një thirrje të fundit subjekteve që të lëshojnë kuponë tatimorë, në të kundërt do të gjobiten në shuma që shkojnë deri në 500 mijë lekë, e madje me pezullim të aktivitetit për 6-muaj.

“Për mospërdorim të pajisjes fiskale dhe moslëshim të kuponit tatimor, në raste të konstatuara deri në 3 herë, ligji parashikon penalitete të cilat mund të shkojnë deri në mbyllje të aktivitetit”, thanë dje Tatimet.

Moslëshimi i kuponit tatimor është një veprim që përveçse penalizohet në bazë të ligjit, favorizon konkurrencën e pandershme, pengon përmirësimin e shërbimeve dhe të mirave publike dhe fyen dinjitetin e çdo blerësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA