Shkodër, zjarr në masivin e Taraboshit

21/08/2011 08:05

Një zjarr masiv ka përfshirë dje pasdite malin e Taraboshit, pranë urës së Bunës në qytetin e Shkodrës.

Flakët i janë afruar antenave të televizioneve kombëtarë dhe lokalë që ndodhen në majë të malit, duke lënë qytetin pa sinjal televiziv.

Dhjetra hektarë pyje dhe kullota u mbuluan nga flakët në dy faqet e malit.

Zjarri i është afruar disa depove që dikur përdoreshin nga ushtria dhe për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të policisë, ushtrisë, zjarrëfikës e banorë të zonës. Autoritetet janë të frikësuar se mos në këtë zonë ka mbetje municionesh.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të jetë i qëllimshëm, për hapje kullotash nga banorët e zonës.

Top Channel