OSBE-ODHIR ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 Majit duke evidentuar një sërë problemesh në vendimmarrjet e KQZ-së dhe mënyrën sesi Kolegji Zgjedhor shqyrtoi ankimimet.(UPDATE)
Sikurse edhe në 3 raportet paraprake OSBE/ODHIR vëren se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, megjithatë ato ishin konkurente dhe transparente. Për ODIHR-in 10 % e qendrave të votimit patën probleme në përmbushjen e kërkesave ligjore.
Si një organ partiak të mbushur nga mosmarrveshjet gjatë fazës përgatitore të zgjedhjeve, që reflektoi dobësi në tejkalimin e boshllëqeve ligjore, përfshi dykuptimësinë në Kodin Zgjedhor me vendime kolegjale dhe efektive. Ky është vlerësimi që merr KQZ nga raporti ODHIR-it.
Vendimet problematike të KQZ-së, vijon raporti, u vunë re gjatë procesit të ankimimit në Kolegjin Zgjedhor pasi të tilla vendime sic ishin ato për rinumërimin e kutive të Tiranës, u karakterizian nga kundërshti dhe mospërputhje.
Hartuesit e raportit shkruajnë se shumica e vendimeve të KQZ-së, ishin në kundërshtim me dispozitat përkatëse, dhe se i mungonte arsyetimi koherent, përfshi disa prej tyre që nuk bazoheshin në fakte apo rrethanat e çështjes së shqyrtuar.
Duke marrë në analizë vendimet e prodhuara nga Kolegji Zgjedhor raporti i ODHIR vëren se Kolegji në asnjë rast nuk përdori kohën e duhur prej 10 ditësh sic shprehet në Kodin Zgjedhor për të marrë vendim.
Në dy raste Kolegji Zgjedhor e dha vendimin brenda ditës duke ngritur pikëpyetje nëse u trajtuan me kujdesin e duhur një mori provash të paraqitura.
Pjesë e raportit është edhe vendimi 13 Qershorit i Kolegjit Zgjedhor që urdhëroi KQZ-n të hapë të gjitha kutitë e votimit ku ishin hedhur fletë votimi gabim.
ODIHR e vlerëson këtë vendim si një tejkalim të kompetenvave të Kolegjit Zgjedhor kur një gjë e tillë nuk i ishte kërkuar nga palët në këtë garë elektorale. Mospërputhja e këtij vendimi u vu re edhe në opinionet ndryshe të dy nga pesë anëtarët e Kolegjit.
Një prej vendimeve më të rëndësishme të Kolegjit zgjedhor për kërkesën e PS që kërkonte pavlefshmërinë në 284 qëndra votimi vlerësohet kontradiktor.
“Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ-së jo për të shqyrtuar ankesën në themel. Ajo vendosi se afatit prej tri ditësh gjatë së cilës një subjekt zgjedhor mund të kërkojë pavlefshmërinë filloi kur KQZ-ja shpalli rezultatin më 23 maj me vendimin e saj 711. Megjithatë, ky vendim i Kolegjit ishte kontradiktor me vendimin e mëparshëm po nga ky Kolegj për të anuluar vendimin 711 të KQZ-s”, thuhet në raport.
Sikurse edhe në raportet e zgjedhjeve të mëparshme OSBE/ODIHR ka hartuar 27 rekomandime ku ato më me prioritet janë vijimi implementimit të rekomandimeve të dala nga zgjedhjet e 2009-s.
1) Reforma zgjedhore duhet të përfshijë në dikutime jo vetëm partitë poltike, por edhe KQZ.
2) Duhet gjetur një formulë e re kompozimi për KQZ-në në mënyrë që të shtohet pavarësia, përfshirë paanshmërinë në marrjen e vendimeve.
3) Gjithashtu duhet të qartësohet në Kod se cfarë ndodh me votat e hedhura në kutitë e gabuara.
Rekomandimet përfshinë edhe procesin e anikimimit ku sipas OSBE/ODIHR duhet dhënë hapësirë më e shpejtë ankimimi përpara gjykatës dhe jo tek KQZ, kur ka probleme me tabulimin e rezultateve nga vetë KQZ.
Raporti vlërëson mbulim e fushatës elektorale nga televizioni Top Channel si përgjithësisht neutral për të dy forcat më të mëdha politike, por toni i lajmeve ishte më shumë negativ në drejtim të qeverisë.
Top Channel