Gjate ketyre diteve te fundit, ne urgjencen numer 1 te Qendres Spitalore
Universitare ‘Nene Tereza’ paraqiten cdo dite rreth 120 persona.
Ne shtreterit e ketij pavioni ku mbizoteron kaosi ka dhjetera te moshuar dhe te rinj, ku u jepet ndihma e pare me transfuzion.
Mjeket specialiste tregojne se temperaturat e larta dhe mungesa e hidratimit ka bere qe te pakten cdo dite 20 persona te kerkojne ndihme si pasoje e goditjeve nga dielli.
Ne kete pavion paraqiten edhe shume paciente qe kane probleme me infeksionet apo edhe me semundjet neurologjike, cka ben qe shpesh te kete rremuje por edhe te qendrosh gjate per te marre mjekimin e kerkuar.
Mjeket tregojne se ditet e fundit eshte rritur edhe numri i te rinjve qe kane shqetesime qe lidhen me mpirjen e gjymtyreve, patologji qe trajtohet ne pavionin e urgjences se neurologjise.
Top Channel