Reynolds-Theron, përfundon historia

05/08/2011 21:50

Ryan Reynolds dhe Charlize Theron kanë përfunduar historinë e tyre të dashurisë pas vetëm 2 muajsh.

Reynolds, i cili u divorcua nga Scarlett Johansson në dhjetorin e kaluar, është ai që i ka dhënë fund marrëdhënies me 36-vjeçaren në fund të muajit korrik.

“Ryan donte diçka kalimtare, por Charlize po mundohet të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë”, tha një burim për revistën ‘US Weekly’.

Mendohet se çifti është lidhur në fillim të kësaj vere.

Top Channel