Tregjet botërore janë rritur menjëherë pas lajmeve se liderët e eurozonës kanë arritur një marrëveshje provizore për frenimin e borxhit grek.
Marrëveshja në fjalë parashikon mundësinë e një ristrukturimi të borxhit dhe zgjerimit të fondeve-ndihmë nga vendet e BE.
“Greqia është në një situatë të rëndë, unike në llojin e saj”, thuhet në një deklaratë për shtyp të lëshuar pas arritjes së marrëveshjes.
Aksionet në tregun amerikan u rritën me 1.3 për qind, ndërsa në Milano me 4 për qind dhe në Spanjë me 3 për qind. Edhe aksionet bankare ndoqën të njëjtën rrugë.
Aksionet e bankës gjermane Commerzbank u rritën me pothuajse 9 për qind, të Deutsche Bank me 3.6 për qind, ndërsa në Francë, Societe Generale dhe Credit Agricole u rritën me 6 për qind.
Bankat gjermane dhe ato franceze janë mbajtëset kryesore të barrës së borxhit grek. Edhe aksionet e bankave britanike u rritën fuqishëm me Barclays me 7.7 për qind, Lloyds me 5.9 dhe RBS me 5.7 për qind.
Top Channel