Holanda, ende e ftohtë me Serbinë
21/07/2011 18:00
Qeveria e Holandës do të presë mendimin e Komisionit Evropian lidhur me anëtarësimin e Serbisë në BE, para se të shprehë qëndrimin e saj.
Ka qenë ky reagimi i qeverisë holandeze, e cila përmes një komunikate për shtyp ka përshëndetur arrestimin e Goran Haxhic.
Por pavarësisht kësaj, në komunikatë theksohet se për të arritur anëtarësimin Serbia duhet të plotësojë një sërë kushtesh, duke lënë të nënkuptohet se kapja e Haxhic nuk mjafton.
“Holanda do ta trajtojë Serbinë njësoj si cdo shtet tjetër që dëshiron të hyjë në BE. Kjo nënkupton se ajo duhet të përmbushë kriteret e mirëqeverisjes, ekonomisë dhe demokracisë”, ka deklaruar qeveria holandeze.
Top Channel