Ambasadorja polake në Tiranë, vendi i së cilës ka presidencën e radhës
të Bashkimit Evropian, deklaroi se zgjerimi është projekti strategjik
dhe politik i Unionit, ndërsa kërkoi nga vendet aspirante që të tregojnë
vendosmëri në përmbushjen e kritereve.
Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, Irena Tatarzynska theksoi se vendi i saj mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë.
Nga ana e tij, ambasadori Sequi kërkoi që politika shqiptare të tejkalojë ngërcin dhe t’i kthehet nivelit të dialogut. Sipas ambasadorit progres raporti që KE-ja për përgatit për Shqipërinë, është një vlerësim serioz.
“Kam parë në muajt e fundit polarizim. Ajo që dëshiroj të shoh është që besimi të shkojë në rritje dhe polarizimi në ulje sepse integrimi është një objektiv kombëtar. BE-ja dhe KE-ja janë gati të vazhdojnë të ndihmojnë në proces dhe të gjithë kemi besim se palët do të luajnë rolin e tyre”, tha Sequi.
Edhe ambasadorja polake theksoi se palët duhet të ulen të zhvillojnë dialog politik.
Top Channel