Autoritetet serbe kane arrestuar Goran Haxhicin, i shumekerkuari i fundit per krime lufte nga Haga qe ende ndodhej ne arrati.

Haxhic akuzohet per krime te kryera gjate luftes se viteve 1991-1995 ne Kroaci, periudhe gjate se ciles ai drejtonte forcat separatiste kroato-serbe. Presidenti serb Boris Tadic e konfirmoi prangosjen e tij ne nje konference per shtyp ne Beograd.

Haxhic konsiderohet pergjegjes per vrasjet e qindra kroateve dhe qytetateve te tjere jo-serbe. Ndalimi eshte bere diku prane baneses se familjes se tij, ne veri te kryeqytetit serb. Prej kohesh prezumohej se Haxhic mund te ishte duke u fshehur pikerisht atje. Më 26 maj autoritetet serbe arrestuan lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës Ratko Mlladic dhe në listën e gjatë të personave që ishin në arrati kishte mbetur vetëm Haxhic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA