Berisha: Opozita refuzoi ftesën

18/07/2011 13:50

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita ka refuzuar ftesën për bashkëpunim për reformën zgjedhore.

Duke folur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, kreu i qeverisë theksoi se letra konfidenciale e Astrit Patozit vijoi me një përgjigje ku, sipas Berishës, në thelb ishte fjalori i papërshtatshëm.

“Përgjigjja që morëm ishte se opozita ka të bëjë me një qeveri fashiste dhe orientale”, tha Berisha, duke theksuar se maxhoranca mbetet e hapur për bashkëpunim.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se gjatë punimeve të parlamentit janë miratuar shumë ligje, ndërsa ktheu vëmendjen edhe te cështja e të përndjekurve. Berisha beri me dije se burgu i Spacit do të kthehet në një muze kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA