Lopez e Anthony vendosin të ndahen
16/07/2011 09:15
Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ndahen pas shtatë vitesh martesë. Lopez e Anthony janë prindër të binjakëve trevjecarë, Max
dhe Emme. Ata e bënë deklaratën e papritur me anë të një komunikimi me
mediat, pasditen e kaluar.
“Ne kemi vendosur t’i japim fund martesës. Eshtë një vendim shumë i vështirë, por kemi rënë dakord”, thanë Lopez e Anthony. Ndarja e tyre është fare e papritur duke qenë se ata janë parë shpesh bashkë, në dukje mëse të dashuruar.
Ata nuk kishin shfaqur ndonjë marrëdhënie problematike dhe këngëtari portorikan sidomos kohët e fundit e kishte mbështetur mjaft të shoqen.
Top Channel