Zvërnec, nis pastrimi plazhit

13/07/2011 16:30

Prokuroria e Vlorës nisi procedimin penal, ndaj ndotjes që ju bë plazhit
të Zvërnecit, ku mendohet se janë derdhur në det të pakten një ton
solar.

Pas verifikimit te ndotjes ne plazh, inspektorati i Mjedisit ka bere edhe kallëzimin penal, e cila u pranua nga prokuroria e rrethit gjyqesor Vlore qe nisi menjehere hetimet. Prokuroria ka ngritur dyshimet e saj mbi nje anije qe dyshohet te kete bere edhe derdhjen e lendes djegese, por gjithsesi eshte duke pritur analizat laboratorike te solarit te gjetur ne det dhe rere me ate qe disponononte anija e dyshuar.

Mostra te solarit jane marre nga autoritetet perkatese edhe nga anije te tjera qe ndodhen ne afersi te plazhit te Zvernecit. Nderkohe ne zonen ku dje vija bregdetare u mbulua me solar kane nisur punimet per pastrimin. Pervec heqjes se solarit te grumbulluar po behet edhe pastrimi reres. Ku eshte nje aksion i ndermarre nga ana e Ministries se Mjedisit.

Ngjarja shkaktoi panik te pushuesit, te cilet u larguan nga Zverneci per shkak te ndotjes se madhe. Sot situata eshte permiresuar disi por serisht eshte shqetesuese per pushuesit.

Te dyshuarit per ndotjen e plazhit jane depozitat e karburanteve ne pusin e mezinit si dhe tubacionet qe lidhin ate me stacionin e furnizimit ne det, por edhe anijet te cilat dje ishin duke bere imbarkim hidrokarburesh.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA