Pasi Kolegji Zgjedhor ka dhënë edhe vendimin e fundit për zgjedhjet në
Tiranë, në komentin e tij të parë kryeministri Sali Berisha tha se
vendimi i Kolegjit ishte historik dhe ky sipas tij është një leksion për
politikanet që duhet të respektojnë ligjin.
Megjithese renditi disa shifra elektorale, mes te cilave edhe 140 mije votat qe koalicioni qeveritar ka me shume se ai opozitar, kryeministri Berisha jo vetem nuk u tregua euforik, por ai, serish kembenguli tek oferta per bashkepunim me opoziten.
Duke pershendetur nismen e socialisteve per t’iu drejtuar Komisionit te Venecias, kryeministri tha se ishte i gatshem, qe edhe ne bashkepunim me OSBE-ODIHR, te nisnin reformen zgjedhore per permiresimin e sistemit elektoral.
Top Channel