Pas kapakeve të pusetave nje gjah i mire i grabitesve per te fituar para jane bere edhe matesat e ujit te instaluara neper pallate.
Pa llogaritur aspak demin qe i shkakton te tjereve grabitesit cmontojne matesit. Mendohet se keto pajisje shiten ne pikat qe grumbullojne hekurishte per skrap. Qytetaret shprehen te shqetesuar per kete fenomen, pasi po perseritet disa here dhe grabitesit nuk ndalohen nga policia.
Ne Drejtorinë e Ujësjellësit te Tiranes, specialistet shprehen te shqetesuar per kete problem dhe u bejne apel qytetareve qe t’i maskojne mire matesit e ujit te pijshem,per te mos rene pre e grabistesve.
Qytetaret mendojne se duhet nje nderhyrje ligjore qe te frenohet vjedhja e aparateve mates te ujit sikunder ka ndodhur edhe me grabitjen e kapakeve te pusetave.
Top Channel