Durrës, kapet jahti i braktisur

30/06/2011 12:10

Një jaht me vela eshte kapur nga roja bregdetare shqiptare 29 milje nga
bregu në Durrës. Veljera po lundronte në det pa asnjë person ne bord.

Kane qene disa turiste italiane qe kane pare mjetin lundrues te braktisur dhe kane dhene sinjalin, me pas qendra e kontrollit detar ne Durres identifikoi mjetin dhe vendodhjen dhe mjeti eshte terhequr ne port nga roja bregdetare.

Mjeti ka flamur malazez dhe amerikan dhe menjehere policia kufitare ka nisur identifikimin e mjetit i cili ishte ne mes te detit pa asnje njeri ne bord.

Mjeti rezultoi se i perkiste nje shtetasi malazes dhe sipas policise kufitare mund te kete keputur litaret e spirances ose te ankorimit ne ndonje prej porteve turistike ne Malin e Zi. Mendohet se rrymat detare dhe era e ka shtyre mjetin me ne jug perballe Durresit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA