Zvicër, zbardhet pasuria e diktatorëve

03/05/2011 12:45

Autoritetet zvicerane kanë zbardhur pasurinë e sekuestruar të liderëve të rrëzuar të vendeve të Magrebit.

Sipas autoriteteve, nën sekuestro kanë përfunduar asete me vlerë 1 miliard dollarë të lidhura me liderin e Libisë, Muamar Gaddafi dhe me liderët e rrëzuar të Egjiptit dhe Tunizisë.

Gjithashtu janë zbuluar 830 milionë franga zvicerane, ose 960 milionë dollarë, ku pjesën më të madhe prej 410 milionë franga e ka ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe rrethi i tij.

360 milionë të tjera dyshohet se i përkasin kolonel Gaddafi-t, ndërsa 60 milionë ish-liderit tunizian Ben Ali dhe ortakëve të tij.

Lajmin për ngrirjen e pasurive e bëri të ditur më herët ministrja e Jashtme zvicerane, Micheline Calmy Rey, por vetëm tani janë publikuar të dhënat e sakta statistikore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA