Shpërthim tek çadra e PS

02/05/2011 23:00

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 21.20 të së hënës në afërsi të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, vetëm 10 metra larg cadrës elektorale të Partisë Socialiste, ndërkohë që një kalimtar i rastit mbeti i plagosur, por që është jashtë rrezikut për jetën. (UPDATE)

Vatra e shpërthimit ishte një kosh plehrash plastik i cili është dëmtuar.

Policia e kryeqytetit doli menjëherë në një njoftim zyrtar e cila shpjegon se nga shërbimet e policisë në vendngjarje janë gjetur pjesë copash të një bombule gazi.

Sipas njoftimit zyrtar i lenduar lehtë është shtetasi Armando Dyrmishi i cili po merr trajtim mjekësor në spital. Policia e Tiranës ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirita të skenës së krimit, ndërkohë që për mëse dy orë aty kanë kryer veprimet e tyre hetimore përvec kriminalistëve edhe ekspertët xhenierë dhe anti-eksplozivë si dhe të anti-terrorit.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i cili qendroi përreth 15 minuta së bashku me drejtues të grupit hetimor dhe deputetë të Partisë Socialiste. Ambasadori amerikan pasi u njoh me ngjarjen dhe hetimet nuk dha asnjë koment për të.

Nga ana tjetër burimet e policisë shpjeguan se në vendngjarje është gjetur edhe një fitil shashke, por ky version nuk përmendet në reagimin zyrtar të Policise së Tiranës. Policia as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht nuk arriti të shpjegojë se si është provokuar shpërthimi i fuqishëm i bombulës së gazit, por dëshmitarët, kalimtarë të rastit shpjeguan se kanë dëgjuar një shpërthim të ngjashëm si ai i ndodhur nga lëndët plasëse.

Policia deklaron jo zyrtarisht se po hetohen të gjitha pistat megjithëse gjetja e pjesëve të bombolës me sa duket do ta ngushtojë rrethin e dyshimeve, edhe pse do të duhet që të jepet nga ekspertët e lëndëve plasëse se cilat ishin rrethanat dhe shkaqet që sollën këtë shpërthim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA