03:35 Film "Dy dashuri"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Olldashi: Projekti i Qeverisë, i njëjtë me atë të Bashkisë
13/03/2011 13:50

Olldashi: Projekti i Qeverisë, i njëjtë me atë të Bashkisë
Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka sqaruar në një dalje për mediat projektin e qeverisë për Unazën e Madhe duke u shprehur se nuk e kupton shqetësimin e Bashkisë dhe Partisë Socialiste për faktin se ky projekt prek një pjesë të Kopshtit Botanik të Tiranës.

“Kemi filluar punimet për Unazën e Madhe të Tiranës duke mbajtur premtimin. Pas tentativave për të ndërmarrë një projekt të përbashkët me Bashkinë dhe duke marrë përgjigje negative, kemi filluar punimet”, u shpreh Olldashi.

“Shqetësimi që lidhet me Kopshtin Botanik të Tiranës është një përpjekje e PS dhe Bashkisë për të penguar këtë projekt. Unaza prek vetëm 10 metra vijë lineare, aq sa prekte edhe projekti i Bashkisë së Tiranës. Nuk ka ndryshim projekti jonë me atë të Bashkisë. Edhe në rast se Bashkia do e bënte projektin do të ishte e detyruar të prekte Kopshtin”, shtoi ministri i Transportit.

“Ne nuk i kemi hyrë kopshtit mes për mes, nuk preken ambjentet e serave dhe fidanishtes. Ky është i vetmi korridor i mundshëm sepse pjesët e tjera janë bllokuar nga pallatet që kanë marrë leje ndërtimi nga Edi Rama. Do të mundohemi të prekim sa më pak të jetë e mundur, por pallatet shumëkatëshe të Ramës nuk i lëvizim dot më”, përfundoi Olldasshi.



 

/ Top Channel









Lajmet kryesore

Olldashi: Projekti i Qeverisë, i njëjtë me atë të Bashkisë
Supergrabitja në Bankën e Shqipërisë
Dyshimi për transferimin e parave jashtë, nën hetim të afërmit e dy të arrestuarve
Kushtetuesja rrëzon Nishanin
Vlorë, grabitet me armë kazinoja
Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë
Kalohet me debate ligji për policinë
PD: Politikat e qeverisë kërcënojnë ekonominë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Turizmi, Ukraina, Energjia, Tragjedia ajrore, Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Kriza Financiare, Arsimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.