Si eshte te jesh afrikan ne Shkoder?

17/11/2009 18:55

Eshte nje shkodran i vertete. E quajne Agron dhe ka jetuar perjetesisht ne qytetin e vjeter.

Ai nuk e mesoi dot  kurre te verteten e ardhjes se gjysherve te tij ne Shqiperi gjate komunizmit. U rrit i vetem dhe i izoluar, ne nje bote ku ngjyra e lekures e bente shume te ndryshem.

“Jam dalluar prej te tjeterve. Kjo ishte edhe mire dhe keq per mua. Si race tjeter njeri nuk kam pas pervec gruas dhe femijeve. Me ka ndihmuar shume shoqeria, me ka afruar”, shprehet Agroni. Per shkak te vecantise dhe habise qe shkakton ngjyra e afrikano-shkodranit, ne qytetin e tij nuk ka njeri qe s’e njeh.

Megjithate, ai e ka te pamundur te thyeje paragjykimet mbi veten. “Ndihem i diskriminuar. Kur shkoj te kerkoj pune, thone: c’e duam kete te zi. Edhe ne komunizem por edhe sot nuk e shikoj veten kaq mire. Gjithmone jane njerezit qe shmangen per ngjyren time duke mos me marre ne pune”, thote ai. Ka vetem nje gje per te cilen Agroni mburret e krenohet. Familja.

Ai e kaloi rinine ne nje epoke kur njerezit i luftonin paragjykimet seriozisht dhe kjo i dhuroi atij dashurine e bashkeshortes se ardhshme, Safetes, teksa ishte thjesht djaloshi qe punonte si shofer prane ndermarrjes se saj. “Kam hyre ne pune e re. Aty na lindi dashuria, por prinderit nuk me degjuan atehere dhe u detyrova te largohem nga shtepia. Agroni ishte njeri shume i mire”, pohon Safetja.

Cifti do te trashegohet gjate marteses me plot 6 vajza, sot te gjitha te martuara, me perjashtim te Mireles, e vogla e shtepise. Agroni ka qene gjithnje tipi i neshtruar i njerut, i cili pranon fatin dhe gjen kurajon per te bashkejetuar mes botes se te ndryshmeve. Ai ka qene nje shofer i dalluar ne rini, jo vetem per shkak te tipareve, por edhe zellit ne pune.

Ky njeri e ka vecuar gjithnje veten prej te tjereve, megjithate ne Shkoder te njohurit e tij e ndajne pershtypje te jshtezakonshme. Agroni eshte ndjere gjithmone i vecuar dhe shume i ndryshem. Edhe sot qe mosha e trete e ka zene ne te njejtin qytet, ai ecen rruges duke mbajtur mbi supe peshen e qindra syve qe e shenjestrojne.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA