Pasi ka lene eliminatoret e pasuksesshme per Boterorin 2010, Shqiperia hyn ne atmosferen e ndeshjes miqesore me Estonine, e cila do te zhvillohet ne Talin me 14 nentor.
Hapi i pare i kesaj prag-sfide eshte hedhur dje nga trajneri i Kombetares, Josip Kuzhe, i cili ka publikuar nje liste zyrtare me 18 lojtaret e perzgjedhur per te shtunen e ardhshme.
Duket se tashme tekniku kroat i kuqezinjve ka nisur “katharsisin” e premtuar brenda Kombetares ne prag te eliminatoreve te Euro 2012. Shikohen mungesat e disa emrave te njohur. Por kesaj liste nuk i mungon edhe nje surprize: ai eshte Gentian Muça, i cili eshte grumbulluar per here te pare ne perfaqesuese.
Ashtu si thuajse gjate gjithe edicionit eliminator, edhe kete here Kombetares do t’i mungojne portieri kryesor i saj, Arjan Beqaj, i cili vazhdon te vuaje serish nje tjeter demtim dhe eshte ne fazen e rikuperimit. Rolin e portierit te pare tashme e ka marre i riu Ujkani, qe luan me Novaren ne Lega Pro italiane.
Ne krah te tij do te jete edhe Isli Hidi i Krivbasit. Edhe pse e pa u provuar zyrtarisht, duket se nje nder viktimat e para te “spastrimit” te premtuar te Kuzhese eshte mbrojtesi Elvin Beqiri, i cili nuk po kalon nje moment te mire ne kampionat me Vllaznine dhe ne ndeshjet e fundit me Kombetaren nuk e ka bindur trajnerin. Mosgrumbullimi i tij ndaj Estonise, duket si nje sinjal “largimi” nga perfaqesuesja. Jashte eshte lene edhe i demtuari Haxhi, i cili u ftua ne skuader vetem per ndeshjen ndaj Suedise. Ne mbrojtje Kuzhe ka thirrur, Dallkun, Lilen, Currin, Veliun.
Per ndeshjen ndaj Estonise, kroati do te duhet te zgjedhe mes shume alternativash per mesfushen, qe eshte edhe reparti me i populluar. Veç Skeles, Likes, Canes, Agollit, Sefes, Viles, Duros, Hykes e Bakajt, ne kete repart vjen edhe surpriza Gentian Muça i Dinamos.
Kuzhe e ka vezhguar ndaj Teutes, Laçit, Flamurtarit dhe ndaj Tiranes dhe ka vendosur t’i jape nje mundesi ne perfaqesuese ne miqesoren e 14 nentorit. Paraqitjet e tij e kane bindur teknikun. Mesfushori shikohet si nje prej te rinjve me te mire te momentit ne kampionatin shqiptar. Edhe pse nuk eshte aktivizuar shume, ne ato pak minuta ne fushe me skuadren e Dinamos, ai ka treguar se zoteron cilesi te mira.
Mesfushori shkaterrues vjen nga ekipet zinxhir te Tiranes dhe ne sezonin e fundit eshte dhene ne forme huazimi te Dinamo. Nderkohe qe ne mesfushe bie ne sy edhe mungesa e Ervin Bulkut, i cili, sipas burimeve jozyrtare, rezulton i demtuar. Prej pak ditesh i ardhur nga Ukraina, se bashku me Hidin dhe Agollin, ai po stervitet me ekipin e Tirane, ku dje ka kryer vetem vrapime perreth fushes.
Por eshte dukur shume i nervozuar, ndoshta nga fakti qe Kuzhe nuk e ka grumbulluar. Trajneri ka thirrur vetem dy sulmues, Salihin dhe Kapllani, nderkohe qe perveç Bogdanit, nje tjeter mungese e ketij reparti do te jete Besart Berisha, i cili nuk po mundet ta binde kroatin edhe per shkak te aktivizimit te tij te paktet te Arminia. Edhe kete here vihet re se lista e Kuzhese dominohet nga futbollistet shqiptare qe luajne ne kampionatet e huaja, por mes tyre jane nderthurur edhe 5 emra nga kampionati shqiptar i futbollit.
Top Channel