Fier, shuhet legjenda Kujtim Majaci

14/07/2009 18:30

Kujtim Majaci u nda sot nga jeta ne moshen 47-vjecare pas nje ataku kardiak.

Legjenda e futbollit fierak, i cili vitet e fundit ishte jashte ketij sporti, ka qene nje nga golashenuesit me te mire te kampionatit shqiptar ne vitet ‘80 dhe padyshim golashenuesi me i mire i historise se Apollonise.

174 golat e shenuar ne gjithe karrieren mjaftojne per ta shnderruar emrin e Majacit ne nje legjende te qytetit te Fierit, aq sa edhe Apollonia e atyre viteve therritej si Apollonia e Majacit.

Per 10 vite ai ishte pjese e ekipit kombetar shpresa, ndersa me skuadren e pare ka zhvilluar vetem 3 ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA