Napoli “ndjen” krizën ekonomike, De Laurentiis lë pa punë 30 punonjës

08/04/2020 15:59

Ndërkohë që çështja e ndërprerjes së pagave të futbollistëve ka mbetur ende e pazgjidhur, Napoli ka filluar të ndjejë gjithmonë e më shumë krizën e shkaktuar nga ndërprerja e futbollit dhe ka marrë një vendim drastik ditën e sotme.

Kështu presidenti Aurelio De Laurentiis ka lënë në pushim dy ujor nga puna plot 30 punonjës të klubit, duke ndalur edhe atë që quhej “smart work” apo punën nga shtëpia dhe duke I lënë ata të trajtohen me asistencë nga shteti italian.

Ndërkohë bosi napolitan ka pezulluar pagat e muajit mars për futbollistët, në pritje të një vendimi se si do procedohet, teksa ka programuar edhe një diskutim me lojtarët, për të provuar arritjen e një akordi.

Megjithatë gjithçka duket e vështirë, pasi pak muaj më larë De Laurentiis u ndali një pjesë nga paga futbollistëve, si dënim për mosbindjen ndaj urdhrit të tij për të shkuar në grumbullim, 5 nëntorin e vitit të kaluar.

Pikërisht për këtë arsye, lojtarët e Napolit nuk kanë ndërmend të tolerojnë dhe të lënë paga pa marrë për shkak të krizës, ndaj shpresa e vetme e De Laurentiis është që të ketë një vendim gjithëpërfshirës nga ana e Ligës së Serisë A.

Top Channel