“Na falenderonte për çdo veprim tonin”, mjekja shqiptare tregon historinë prekëse të 19 vjeçaritme Covid-19 në Itali

08/04/2020 22:59

Andriada Meta është një mjeke anesteziste që ka shkuar në Itali dhe është vendosur në spitalin  e Brescias. Ajo tha se si mjeke do të japë kontributin dhe ndihmën e saj kudo. Mjekja tregoi edhe për eksperiencën e saj në Itali deri tani ku së bashku me kolegët e saj janë vendosur direkt në repartin e terapisë intensive.

“Ne kemi shikuar shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital.

Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte”- tha Meta.

Top Channel