Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës
Andriada Meta është një mjeke anesteziste që ka shkuar në Itali dhe është vendosur në spitalin e Brescias. Ajo tha se si mjeke do të japë kontributin dhe ndihmën e saj kudo. Mjekja tregoi edhe për eksperiencën e saj në Itali deri tani ku së bashku me kolegët e saj janë vendosur direkt në repartin e terapisë intensive.
“Ne kemi shikuar shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital.
Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte”- tha Meta.
Top Channel