Ariana Fejzullahu nuse për shtëpi, ja si i ka shërbyer vjehrrit këto ditë!

08/04/2020 21:25

Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu tregoi se karantinën po e kalon me djalin dhe nusen si edhe nipërit e mbesat.

Ai nuk ngurroi të shprehte mirënjohje për bashkëshorten e Ermalit, Arianën, duke e falenderuar që i ka ndenjur në gatishmëri gjatë gjithë këtyre ditëve.

E teksa veçoi ushqimet e mira që ia përgatit, Sabriu nuk i kurseu fjalët e mira për Arianën si një nënë të përkushtuar dhe shumë të dashur ndaj katër fëmijëve të saj.

Top Channel