Teknikët në Kosovë krijojnë respiratorë/ Kostoja e pajisjes? Do të jetë shumë e lirë

07/04/2020 15:09

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, Rron Cena.

Rron është pjesë e një grupi teknikësh, të cilët kanë projektuar dhe dizejnuar respiratorë. “Modelin e morëm nga Italia dhe Spanja”, thotë Rron, “duke parë emergjencën dhe në vendin tonë, atë që fillim ishte ide, e kthyem në jetë”, shtoi ai. Deri më tani, tekniku konfirmoi se kanë kryer 10 teste me aparatura të ndryshme, por tashmë kanë gjetur të duhurin.

Megjithatë, ata po hasin pengesë për certifikimin e krijimit të tyre, pasi procedurat zgjasin diku tek dy vite. Mirëpo, duke iu referuar situatës, ekziston optimizmi që përgjigja pozitive mund të vijë shumë shpejt. Sa i përket kostos, Rron konfirmoi se do të ketë një kosto shumë më të lirtë se respiratorët që janë sot në treg, pasi pajisjet që janë ndërtuar respiratorët e krijuar prej tyre, janë shumë të lira. Ndërkaq, fillimisht pritet që të kryen testime fillimisht në “kukulla manekinë” dhe më pas të aplikohet tek pacientët, thotë Rron.

“Duke parë shembujt e Italisë dhe Spanjës, mungesën e respiratorëve nëpër spitale, menduam se si mund të ndihmonim në nëdërtimin e respiratorëve. Duke qenë se repiratorët janë shumë të shtrenjta, jemi fokusuar tek një respirator të lirë dhe efikas. Kemi bërë 10 teste dhe kjo është më e mira. I gjithë stafi ka qenë aktiv këto 10 ditë. Sot ne jemi duke punuar me gjysmë kapaciteti për shkak të dinstacimit social, por po mundohemi të prodhojmë sa më shumë. Jemi në kontakt me organizata të huaja, por për të certifikuar duan 2 vjet, dhe kjo është situatë emergjence dhe mund të jetë aktive pa nevojë certefikimi. Me kapacitetet e tanishme, mund të ndërtojmë diku tek mbi 100 në ditë, për këtë arsye është dhe i dezajnuar plotësisht nga ne. Ende nuk e kemi nxjerr një kosto të pajisjes. Por komponentët e përdorura janë shumë të lira. Do të jetë shumë shumë e lirë, krahasuar me respiratorët që janë sot në treg. Kemi komunikim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë por ende nuk kemi dakortësinë me ta se si do të veprojmë. Kemi kontakt me mjekë, pas testimeve teknike do të bëjmë testime tek kukullat për të testuar efikasitetin e tyre në mushkri dhe më pas do të vendosim”, u shpreh Rron.

Top Channel