Rajoni Ille de France, në Francë, është një nga më të goditurit nga pandemia e koronavirusit me njësitë e kujdesit intensiv, në spitalet e tij, në zemër të betejës.

Agjencia e lajmeve AFP, ofron një shikim të asaj që ndodh në këto njësi, në një spital në jug të Parisit.

Franca raportoi të hënën 833 viktima të reja nga koronavirusi, shifra më e lartë ditore kjo që kur shpërthimi ka filluar në vend. Numri total i viktimave që kanë humbur jetën pasi kanë rezultuar pozitivë për Covid 19, tani ka shkuar në 8911 ndërsa numri i infektimeve në 98010.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Veran, thotë se vendi nuk ka arritur ende pikun e epidemisë, pas të cilit vjen edhe zbritja. Franca, bashkë me Gjermaninë, kanë lënë tashmë pas kinën për sa i përket bilancit të koronavirusit dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se pandemia përfaqëson sfidën më të madhe me të cilin bashkimi evropian është përballur ndonjëherë dhe se qeveria e saj është e gatshme të kontribuojë për të ndihmuar bllokun ekonomikisht. Pandemia ka marrë më shumë se 50 mijë jetë në të gjithë kontinentin.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel