“Mirënjohje SHBA”/ Basha mesazh falënderimi për personelin shëndetësor: Bashkë do ta fitojmë këtë betejë!

07/04/2020 15:53

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi në rrjete sociale vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente janë në vijë e parë të luftës dhe po përballen me pandeminë Covid-19.

“Mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor”, shkruan ai teksa falenderon për ndihmën financiare të aleatëve strategjikë, SHBA.

“Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira”, shkruan kreu i PD-së.

Top Channel