Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në televizionin italian “Rai Uno” për të falënderuar artistin italian që luajti himnin kombëtar të Shqipërisë.

Artisti italian Marcelo, në emisionin “Storie Italiane” mori falenderimin e drejtpërdrejt të Presidentit Ilir Meta.

Në një lidhje direkte nga zyra e tij për Rai Uno, Meta u shpreh në gjuhën italiane: “Mirëdita nga Tirana. Marcelo, faleminderit që këndove himnin e Shqipërisë. Të ndjejmë pjesë të së njëjtës familje shqiptare. Shqipëria e Italisë, shqiptarë italiane, do t’ia dalim, forca dhe kurajë për të rinjtë për familje, për të ardhmen e shteteve tanë. Ju uroj gëzuar pashkët të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia”.

Top Channel